Nuk mund të dyshohet te kampionët. Ky ishte mesazhi që dha Mançester Siti që në startin e sezonit në Angli, me një fitore të merituar në fushën e një ekipi që mund të quhej rival, Arsenalit. Një legjendë si Arsen Venger vërtet është larguar, por me skuadrën mike erdhi një tjetër trajner legjendar, Pep Guardiola.
