Mançester, i kuq apo blu, do të thotë grykësi spektakolare me ..top!

Një miliardë e 874 milionë euro është kjo shifra e çmendur që kanë shpenzuar dy klubet e Manchesterit, City dhe United në tregun e transferimeve nga viti 2013-të e deri më sot.
Por, shpenzimet marramendëse jo domosdoshmërisht u kanë sjellë suksesin te dy prej klubeve kryesore në ishull sepse në Champions League asnjëra prej tyre nuk ka arritur të triumfojë.
Manchester City kryeson listën e klubeve që kanë shpenzuar më shumë në merkato në 6 vitet e fundit me me mbi 1 miliardë euro të shpenzuar, shifër që u kalua nga blerja e algjerianit Riyad Mahrez pak muaj më parë.
Me 860 milionë euro Manchester United pozicionohet në vendin e 2-të e ndjekur nga Barcelona, Juventusi dhe PSG. Mund të tingëllojë e çuditshme por Reali i Madridit edhe pse ka fituar 4 herë Championsin në vitet e fundit pozicionohet në vendin e 9-të të këtij klasifikimi special me vetëm 546 milionë euro të shpenzuara duke lënë pas Interin.