Duket se transferimi i Eden Hazardit në Real Madridit nuk është diçka për të cilën do të ndihej i lumtur njëri prej anëtarëve të familjes së tij.
Një koment i lënë nga vëllai i vogël i Hazardit, Kylian, në një postim në rrjetet sociale, në të cilën Eden shihet në fanellën e Real Madridit, nuk e aprovon kalimin e Hazardit te gjiganti spanjoll.
Llogaria me emrin “Best of Football’ ka pyetur: “A mendoni se kjo do të jetë lëvizja e duhur për Hazardin”.
Kylian është figurë mohuese. edhe pse pas Kupës së Botës, Hazard e ka bërë të qartë se dëshiron të luajë për Real Madridin.
“Pas gjashtë viteve të mrekullueshme në Celsi, mund të jetë koha për të zbuluar diçka tjetër. Por, klubi im do të vendosë dhe nëse më lejojnë të largohen, të gjithë e dinë destinacionin tim të preferuar”, pati thënë Hazard.