I shkreti futboll, çfarë nuk po i punojnë ! Një herë dënohet nga sipër, një herë dënohet nga poshtë. Edhe ata pak tifozë të mbijetuar, mbeten kontigjentë për t’u dënuar. Tirana dhe Elbasani shënuan 4 gola, duke fiksuar një barazim, por vetë i bënë golat dhe vetë i duartrokitën golat ! Pamje funebre nga Selman Stermasi: të kapte frika të shikoje nga shkallët ngaqe këtë herë ishin aq të boshatisura, sa ndeshja të dukej një lojë në boshllëk , e pakuptimtë dhe irelae.
Paska qënë i dënuar klubi i Tiranës ! Dënim përmbi dënim ! Fillimisht jemi dënuar nga publiku për çorben që gatuajmë, më pas vjen dhe një thikë tjetër…dënimi nga FSHF-ja. S’dënohet Tirana kur bën politikë, kur shfaqet me fanella politike, pasi mbeshtetën të dënuarit e Hagës , sepse e kishte urdheruar “Partia ”, dënohet Tirana kur i bën gjerat me koken e vet..
Sfidanti.al

