Teuta –Partizani, si Shqipëria me San Marinon…

E dini si kujt i ngjau ndeshja Teuta –Partizani? S’e gjeni dot? Binjake me ndeshjen e Kombëtares me San Marinon, ku luanim me vendin e fundit në botë dhe gjatë lojës  s’merrej  vesh  cilët ishim ne dhe cila ishte San Marino..

..Në ato maja ripa ripa, një herë ma hipe, një herë ta hipa! Kjo është Superliga.Dhe vjen momenti “fatlum”.. ku nuk merret vesh se cili është i pari dhe cili është i fundit. Këtë javë ndodhi..haleluja : nga ferra vogël, doli lepuri i madh! Partizani i vendit të fundit, për të cilin thuhej se ishte gremisur pa shpresë, ia shkrepi pikërisht  Teutës, për të cilën predikohej  se ka një “magji” edhe përtej fushës ..ndaj  është nisur për titullin kampion…

Ç‘ishte kjo që ndodhi në “Niko Dovana”? Më shumë merita e Partizanit, apo më shumë meritë e  Teutës? Kjo është pyetja më budallaqe në kampionatin tone, kur trazohen shatra- patra kartat e lojës me ato të  jashtë lojës, në atë mënyrë, sa krijohet një produk tregu, që edhe pse nuk na e blenë askush ..jemi krenar që jemi të vetmit që e kemi…

Sfidanti.al