Sa e duam Muçin  pasi e liruan nga “burgu i Silvinjos”

Sa herë shënon Ernest Muçi në Turqi me Trabzonsporin apo jep një’‘llokum” për gol , thuhet pa pikë gajle : “Muçi , talenti i Kombëtares vazhdon te shenojë !” Në të vërtetë, Ernest Muçi është viktimë e Kombëtares, dhe ai që ka meritën më të madhe ( ne dukje) është ish-trajneri Silvinjo, që çuditërisht më shumë donte në ekip futbollist pa ekip sesa një sulmues me gola, që dhuron gola  dhe që në Turqi ka më shumë talent se sa në Shqipëri..

Sa herë që shënon Muçi  apo emri i tij lakohet si personazh i mbremjes , na kujtohet thënia e tij për kornizë: “ Shokët e moshës sime në Kombëtare kanë nga 30 apo 40 ndeshje..”. Dhe ne krenohemi që Muçin e “zbuluam” në moshë të madhe, kurse  ikja e Silvinjos duket si një bekim për ardhjen e tij. Pale ç’degjojnë veshët, sikur   “Magelani” i Muçit ( zbuluesi)  është trajneri i ri Maran, që e solli në Kombëtare. Në fakt, për Muçin u dorëzuan edhe ata te zyrave, shefat që e mbanin peng futbollistin për shkak të bixhozit të peshkaqenëve të futbollit , ata që quhen..menexherë!

Sfidanti.al