Pas 3 asisteve në ndeshjen e fundit të kampionatit turk, Ernest Muçi nuk ka ndërmend të ndalet. Trabzonspor ka mposhtur sot në shtëpi Gaziantepin dhe Muçi ka qenë protagonist absolut. Fillimisht në fundin e pjesës së parë dha asist për golin e avantazhit dhe më pas në minutën 61 shënoi një gol fenomenal, me një gjuajtje të pabesueshme nga jashtë zone. Dy gola e 5 asiste në kampionat për yllin kuqezi.

