Edhe tek   “Topi i Artë”, presidenti Duka “shënon gol”!

Futbolli i tij është i humbur, por vetë presidenti Duka   mbetet fitues ! Edhe në mbrëmjen gala të “Topit të Artë’ , presidenti, i cili  vdes për reklamën e vetes së tij, , edhe pse  nuk e shpallën fitues votuesit, ka gjetur mënyrën për të qënë triumfues në stilin e tij…

.. Ishte ulur pranë presidentit të Barcelonës , Laporta, dhe në momentin kur Barcelona u shpall ekipi më i mirë i vitit për femra, Laporta do të kalonte për të marrë trofeun, vetëm  pasi presidenti ynë të çohej në  këmbë, për t’i hapur rrugën. Ishte një moment i bekuar, që ndiqej nga e gjithë bota live. Dhe po të mos e kishe mëndjen të ngrehur, të dukej sikur Laporta po i hapte rrugën ..Dukës!

E kishim parë shpesh presidentin tonë  kur zbret në fushë para ndeshjeve të Kombëtares ..për të bërë shfaqjen e tij  unikale. Por, kjo e fundit në “Topin e Artë”,  ishte gjetja e gjetjeve. Aq turbulluese, sa kur të kthehet në vendin e tij, të përulurit e futbollit,  me siguri do ta urojnë si fitues !

Sfidanti.al