Ernest Muçi ka qenë një nga protagonistët kryesorë të Trabzonsporit në përballjen ndaj Rizesporit, duke dhënë dy asistime vendimtare në kampionatin turk. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka treguar cilësitë e tij në fazën ofensive, duke kontribuar drejtpërdrejt në rikthimin e skuadrës së tij në lojë. Fillimisht, Muçi shërbeu për Kabasakalin, i cili ngushtoi diferencën, ndërsa pak minuta më vonë asistoi edhe për Simsirin, duke ndihmuar kështu Trabzonsporin.

