Hakimi refuzon PSG-në për rinovimin

Achraf Hakimi ka vendosur të mos i nisë për momentin negociatat për vazhdimin e kontratës me Paris Saint-Germainin. Pavarësisht interesimit të drejtuesve të klubit francez për ta siguruar të ardhmen e tij afatgjatë, mbrojtësi maroken nuk e konsideron të nevojshme arritjen e një marrëveshjeje të re, pasi kontrata aktuale është e vlefshme deri në qershor të vitit 2029.

Paris Saint-Germaini ka ndërmarrë hapat e parë për t’ia vazhduar kontratën Achraf Hakimit, por përpjekja fillestare e drejtuesve parisienë nuk ka sjellë rezultatin e dëshiruar. Sipas gazetës franceze L’Équipe, përfaqësuesit e mbrojtësit maroken kanë vendosur t’i shtyjnë bisedimet, duke mos pranuar hapjen e negociatave formale në këtë fazë.