Egnatia nuk fal as Tiranën

Faza e dytë e sezonit 2026-2027 nisi me ndeshjen Tirana-Egnatia. Takimi i zhvilluar në Vorë, u mbyll me fitoren e miqve me shifrat 2-1.

Hazrollaj kaloi Tiranën në avantazh që në të 4’, por kampionët në fuqi reaguan duke barazuar shifrat në të 20’ me Loukili, i cili rrezikoi edhe katër minuta më vonë me një goditje nga jashtë zone.

Në pjesën e dytë Tirana humbi shumë në ritëm ndërsa Egnatia ia doli që të shënonte edhe golin e fitores. Diabate i ndihmuar edhe nga Bekaj gjeti rrugën e rrjetës për t’i dhënë kështu fitoren e tetë Egnatias, e cila ruan vendin e parë me 24 pikë në 10 ndeshje. Falë kësaj fitoreje ekipi i Dedes i shkëputet katër pikë Teutës, e cila nesër pret Partizanin. Ndërsa Tirana mbetet në vendin e katërt me 12 pikë.