Frenkie de Jong ka marrë vlerësime të shumta nga mediat spanjolle pas paraqitjes së tij si qendërmbrojtës në fitoren bindëse të Barcelonës, 6:1 ndaj Deportivo Alavésit. Mesfushori holandez, i cili u rikthye në formacionin titullar pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit, tregoi se mund të jetë një alternativë e rëndësishme edhe në repartin defensiv.
Barcelona regjistroi një fitore spektakolare ndaj Alavésit në stadiumin “Spotify Camp Nou”, por përveç gjashtë golave të realizuar, vëmendje të veçantë tërhoqi edhe vendimi taktik i trajnerit Hansi Flick. Tekniku gjerman zgjodhi ta aktivizonte Frenkie de Jongun në qendër të mbrojtjes, përkrah talentit Pau Cubarsí, si përgjigje ndaj mungesave të shumta në këtë repart.

