Skuadra e Besnik Hasit merr kreun e Superligës turke

Amedspor ka marrë një fitore spektakolare 3-2 ndaj Besiktasit në Superligën e Turqisë, duke konfirmuar startin fantastik të sezonit. Skuadra e drejtuar nga Besnik Hasi tashmë është ngjitur në krye të renditjes me 13 pikë pas gjashtë javësh. Në këtë sukses luajtën gjatë gjithë ndeshjes edhe shqiptarët Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi.

Ndërkohë, Milot Rashica u aktivizua në minutën e 71-të për Besiktasin. Amedspor ka shënuar 15 gola në gjashtë javët e para, duke treguar forcë të madhe në fazën sulmuese.

Nën drejtimin e Besnik Hasit, skuadra nga Diyarbakiri po shijon një nisje mbresëlënëse dhe tashmë sheh nga kreu i Superligës turke.