I ra në shenjë Gabriel Jesus ..“qytetar” edhe pesë vite të tjerë

Futbollisti brazilian, Gabriel Jesus, nënshkroi një kontratë të re me Mançester Sitin, mbi bazën e së cilës ai do ta mbaj veshur bluzën e ekipit “qytetar” edhe pesë vite të tjerë dhe do të paguhet me 100 000 sterlina në javë që do të thotë 30 000 sterlina më shumë sesa deri tani. Kontrata e re ka një kohëzgjatje deri më 2023.
Jesusi ka ardhur te Siti më 2017, pasi për të iu paguan 27 milionë sterlina klubit brazilian Palmeiras dhe, deri tani, ai ka shënuar 24 gola, por, sidoqoftë, ai ka munguar në një numër jo të vogël nbdeshjesh, për shkak të dëmtimeve.
“Unë do të doja që të falënderoja tifozët që më kanë trajtuar shumë mirë. Mund ta them hapur se vendimi që unë kam marr, ka qenë më i miri në jetën time, duke ardhur te Mançester Siti, sepse këtu unë po bëhem më i mirë edhe si profesionist dhe edhe si njeri”, deklaroi Jesusi.
Tani, synimi kryesor i Sitit është ripërtëritja e kontratave me Rahim Sterlingun dhe Leroj Sanen.
Sfidanti.al