Rezultatet e një ankete on-line që u zhvillua kohët e fundit, me synimin që të përcaktohej se kush ka qenë sulmuesi më i mirë gjatë historisë së Premier Ligës, nxorën si fitues me më afro 50 për qind të votave sulmuesin legjendar francez që ka mbajtur veshur bluzën e Arsenalit – Tieri Anri! Në anketën që u organizua nga agjencia sportive “Sportbible”, morën pjesë rreth 20 000 tifozë, afro 50 për qind të të cilëve votuan në favor të legjendës së Arsenalit të Londrës.
Në anketën e lartpërmendur, krahas francezit Tieri Anri, gjetën vend kryesor edhe Uejn Runi, Serhio Kun Aguero dhe Allan Shireri.
Duhet të theksohet se në këtë anketë në konkurrim ndodheshin edhe Majkëll Oueni dhe Didie Drogba, por këtë ta dy të fundit nuk arritën deri në finale. Pra, në vend të parë, si sulmuesi më i mirë në Premier Ligën angleze gjatë të gjithë historisë së saj, kjo anketë nxori francezin Tieri Anri (afro 50 [ër qond), të pasuar nga Allan Shireri (36 për qind), Uejn Runi (11 për qind), Serhio Aguero (4 për qind), etj.