Lopetegi: E adhuroj Modriçin, jam i bindur se ai do të qëndrojë

Mesfushori kroat, Luka Modriç, është objektivi primar i Interit gjatë kësaj vere, duke shkaktuar një stuhi të fortë midis tifozëve të Realit të Madridit. Madje, ka pasur spekulime se vetë Modriçi ka kërkuar që të shkojë tek Interi. Mbas ndeshjes miqësore mes Realit dhe Juventusit, shumë pyetje që iu drejtuan trajnerit të ri të Realit, Hulen Lopetegi, kishin të bënin me mundësinë e largimit nga klubi “mbretëror” të Modriçit, duke e detyruar atë (Lopetegin) që të japë përgjigje të qartë:

“Unë jua kam dhënë përgjigjen për pyetjen tuaj në fjalë, madje, disa herë, kështu që nuk e kuptoj se përse vazhdoni të më pyesni. Nëse do të më pyesni përsëri, unë do t’u japë një përgjigje identike. Modriçi është lojtar i Realit dhe au do të vazhdojë që të qëndrojë i tillë. Unë nuk kam asnjë dyshim për këtë. Edhe presidenti ynë e ka thënë tanimë se ai është futbollist i ynë, të cilin ne, të gjithë, e adhurojmë dhe e duam”, tha Lopetegi që shtoi se ai ka biseduar më Lukën mbas kampionatit botëror, se ai tani është me pushime dhe se do bashkohet me ekipin më 8 gusht.
Sfidanti.al