Lajmi i miratimit të projektligjit të ri për donacionet dhe sponsorizimet me siguri ka gëzuar një pjesë të komunitetit sportiv por sipas të gjitha gjasave (edhe pse nuk mund ta themi me siguri), ndoshta ka hidhëruar shumë të tjerë. Vitee vite rresht beteja të pafundme e madje edhe bojkotet e famshme të inspiruara nga FSHF, por fati e deshi që Ligjit të Donacioneve dhe Sponsorizimeve t’i vinte radha tani në fund të 2026-ës.
Me siguri, futja në shinat ligjore dhe të logjikës së biznesit falë miratimit të këtij ligji, në parim e ndihmon dhe jo pak sportin por frika mund të jetë më e madhe kur bëhet fjalë për ta futur sportin në një hulli ligjor pas dekadash në xhunglën e egër të më të fortit. Logjikshëm tani lind pyetja: A kemi ngritur një model sportiv që bazuar ne meritokraci dhe tregun e hapur, mund të mbijetojë dhe pasurohet? A do ta kenë të lehtë të përshtaten presidentët e klubeve me formalitetin duke shkelmuar informalitetin në të njëjtën kohë? Po presidentët e federatave të shumësportëshit tashmë që kanë një ligj që i favorizon, a do të jenë në gjendje që të vjelin të ardhura apo do të vazhdojnë të enden dyerve të ministrive si lypsarë?
Në fund fare, pyetja 1 milionë dollarëshe është: Si do të justifikohen kur të mos e bëjnë dot sërish rentabël sportin (pa e uruar një gjë të tillë). Gjasat janë që asnjë ligj në botë, sado miqësor ndaj sportit, nuk mund ta ndihmojë një sektor që prej vitesh e ka humbur busëllën e vërtetë dhe sot thjesht ekziston në letër.
Pirro Bardhyli

