Cfarë magjie u bën trajnerëve të Kombëtares, mbrojtësi veteran, Elsi Hysaj, që nuk e bëjnë dot listën pa të edhe kur futbollisti është pa ekip. Më cilin lojtar tjetër, ka ndodhur apo do të ndodhte kjo mrekulli? Më gjithë respektin për karrierën e Hysaj, pse u dashka shkelur ligji paresor i futbollit se në ekip do të grumbullohen futbollistët më në formë, ata që dallohen në ekipet ku luajne…
Dëgjoni se çfarë thotë trajneri Maran : “ Në këtë listë që kam bërë kam parasysh formën e futbollistëve, përtej Elsi Hysajt, për aryet që i dimë..”.Cfarë dimë? Do të thyeje rekordin e ndeshjeve me fanelën e përfaqësueses. Qe eshte porosi nga shefat.? Sa peshojnë këto arsye mister Maran. Ju nuk po thërrisni futbollistë që luajnë në ekipet e tyre, dhe keni luksin të merrni një futbollist pa ekip! Dhe më e bukura, edhe me San Marinon e fundit te botes,, ku dezertoi gjithë ekipi yne, u dëgjua përsëri diagnoza se në një ndeshje të keqe..më i miri ishte Hysaj !
Sfidanti.al

