Përse na tradhëtoi Egantia këtë herë? Madje dy herë, një herë para ndeshjes, kur vetshpallej e lumtur duke kërcyer hareshëm mbarë ekipi dhe një herë në fushë, kur kampionët tanë, dukeshin tejet të vegjël përballë ekipit rumun…
Në futboll, ndodh shpesh që ekipi të mos ketë sharmin e zakonshëm, por në Krajovë pamë, madje me frikë, se Egnatia ..nuk ishte më Egantia. As nuk flitej për lojë sulmuese, rroftë portieri që na shpëtoi nga një turp më i madh, mesfusha e fikur fare , sa edhe u tallën edhe rumunët , duke na quajtur “një ekip me bark”.Më mirë të na kishte zënë barku, sesa të na thonë “ekip me bark”..
Si vjen puna, kur jemi në Superiore,Egnatia na duket e fortë dhe ekipet e tjerë sikur kanë bark, sapo futemi thellë në Europë, edhe më të mirët e kampionatit.. “zbulojnë barkun”. Po si ka mundësi që ndodh? Me dy ekipet daneze , me të cilat luajti Egantia…ne nuk kishim bark !
Sfidanti.al

