Harry Kane ka siguruar një kontratë të re fitimprurëse me Bayernin, duke u bërë futbollisti më i paguar në Europë. Lajmi vjen pak ditë pasi sulmuesi anglez fitoi Topin e Artë 2026, duke lënë pas në garë emra si Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal.
Në moshën 33-vjeçare, Kane ka firmosur një marrëveshje trevjeçare me kampionët gjermanë, e cila do ta mbajë në “Allianz Arena” deri në qershor të vitit 2029. Rinovimi vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm, gjatë të cilit ai realizoi 73 gola për klubin dhe kombëtaren, ndërsa 61 prej tyre i shënoi me fanellën e Bayernit. Kontributi i tij ishte vendimtar në fitimin e ‘tripletës’ vendase nga bavarezët.
Sipas raportimeve, kontrata e re kap vlerën e 20.8 milionë paundëve në vit, ose rreth 401 mijë paundë në javë, pa përfshirë bonuset. Kështu, paga bazë e Kane kalon atë të yllit të Manchester City-t, Erling Haaland, i cili përfiton rreth 525 mijë paundë në javë duke përfshirë bonuset. Edhe Kylian Mbappe, me rreth 518 mijë paund në javë te Real Madridi, mbetet pas tij në këtë renditje sipas shifrave të publikuara.

