Milani ka hedhur hapin vendimtar për të siguruar shërbimet e Markus Krosche. Drejtuesit kuqezi kanë njoftuar zyrtarisht Eintracht Frankfurtin për gatishmërinë për të paguar dëmshpërblimin e kërkuar, duke zhbllokuar kështu kalimin e drejtuesit gjerman në klubin italian.
Sipas mediave gjermane, shuma që Milani do t’i paguajë Eintrachtit pritet të jetë rreth 3.5 milionë euro, ndërsa marrëveshja parashikon edhe një bonus të lidhur me rezultatet e skuadrës italiane.
Ndërkohë, deri në verën e ardhshme, Milani planifikon të plotësojë strukturën drejtuese edhe me emërimin e një drejtori sportiv. Një nga emrat e preferuar mbetet Timmo Hardung, aktualisht krahu i djathtë i Krosche tek Eintracht Frankfurti.
Promovimi i fundit i 36-vjeçarit në klubin gjerman nuk konsiderohet domosdoshmërisht përfundimtar. Mundësia që ai të largohet dhe të ribashkohet me Krosche në Milano mbetet e hapur.

