U konfirmua më e keqja që mund të mendohej. Kombëtarja shqiptare nuk do t’i ketë këta gola në ndeshjet e Ligës së Kombeve këtë vjeshtë, pasi autori i tyre, Armando Sadiku, nuk do të mundë të luajë për shkak dëmtimi. Sulmuesi kryesor kuqezi do të mungojë në të gjitha takimet e grupit 1, të nivelit C, dhe kjo pasi pati një lëndim të rëndë në miqësoren e fundit luajtur me Levanten.
Skuadra spanjolle fitoi 3-1 ndaj holandezëve të Herenvenit, ndërsa Sadiku ishte krejtësisht i pafat, duke hyrë në fushë në minutën e 70-të, dhe duke u dëmtuar shpejt. Kombëtarja do t’i luajë të 4 ndeshjet e grupit 1, ndaj Izraelit e Skocisë, në periudhën shtator-nëntor, duke nisur me sfidën e 7 shtatorit në fushën tonë ndaj Izraelit, e për ta mbyllur në 17 nëntor po brenda fushe kundër Skocisë.
Sadiku kthehet për plej ofin për në kampionatin europian në muajin mars 2019, nëse Shqipëria zë vendin e parë në grup. Mungesa e lojtarit numër 1 ofensiv do të jetë një mungesë e madhe për trajnerin Kristian Panuçi, dhe një goditje për shpresat për kualifikim.
Sadiku u bë pjesë e Levantes, në La Ligën e Spanjës, në fillim të këtij viti, një hap i rëndësishëm në karrierën e tij pas eksperiencave në Zvicër e Poloni. Ai nuk arriti të bëhej protagonist, por gjithsesi, ishte me shpresë për tyë rritur minutazhin në fushën e lojës.
Sfidanti.al