Leonardo Bonuçi u kthye te Juventusi mbas vetëm një sezoni, ndërkohë që ka tifozë që mendojnë se ai duhet të kërkojë falje se përse iku verën e kaluar te një nga ekipet rivalë kryesorë të Juves, Milani. Kur luante me Milanin, ai festoi një gol që shënoi kundër Juventusit që i nxehu edhe më shumë disa tifozë. Sidoqoftë, tani duket se gjithçka është tejkaluar, por ka nga ata tifozë që ngulin këmbë që Bonuçi t’iu kërkojë falje tifozëve juventinë.
Por, vetë Bonuçi thotë se ai nuk do të kërkojë falje dhe se do të flasë në fushën e lojës. “Unë nuk do të reagoj ndaj atyre fjalëve që janë thënë për mua dhe detyrimi im është që të flasë në fushë”, thotë Bonuçi.
Bonuçi u largua nga Juvja, pasi Milani pagoi për të gjatë verës së kaluar 42 milionë euro, ndërsa, gjatë kësaj vere, ai u më pjesë e “rokadës” që përfshiu kthimin e tij te Juvja dhe vajtjen e Gonzalo Iguainit dhe të Matia Kaldaeës në “San Siro”.
Sfidanti.al