Lojërat Olimpike Rinore Dakar 2026 do të jenë një tjetër sfidë ndërkombëtare për sportin shqiptar. Në disiplinën e atletikës, kuqezinjtë do të përfaqësohen nga Jorgi Kapedani, i cili do të garojë në 110 metra me pengesa. Trajneri i atletikës, Juxhin Çili, vlerëson rëndësinë e këtij kompeticioni, duke theksuar se objektivi është një përfaqësim sa më dinjitoz i Shqipërisë.
“Që nga moment që KOKSH bëri njoftimin nëpërmjet Federatës për pjesëmarrjen në aktivitet, ne e vlerësuam, filluam përgatitjet speciale për këtë garë. E kemi vlerësuar garën dhe shpresojmë të dalim sa më mirë”, ka deklaruar trajneri Çili
Trajneri u ndal edhe te objektivat, duke nënvizuar specifikën e veçantë që kanë Lojërat Olimpike Rinore. Synimi, sipas tij, është që sportisti shqiptar të ngjitet sa më lart në renditje.
“Lojërat Olimpike Rinore kanë një specifikë të veçantë. Ka dy gjysmëfinale dhe marrin pjesë 16 sportistë. Duke ditur zhvillimet e mëdha që ka atletika, garat teknike që janë gjithmonë të vështira, objektivi është që të renditemi sa më lartë, dhe padyshim që pëmirësimi i rezultati personal është kryesorë”.

