Policia spanjolle ka nisur një hetim për një rast të mundshëm vrasjeje pa dashje, pas vdekjes së sulmuesit të Tenerifes, Jesus De Miguel. Ai ndërroi jetë sot si pasojë e një arresti kardiak, pas një përplasjeje me portierin e Andorrës, Jesus Owono, gjatë një ndeshjeje në divizionin e dytë spanjoll.
Sipas ligjit spanjoll, vdekjet që vijnë si pasojë e shkaqeve jo natyrore — përfshirë aksidentet — i nënshtrohen një hetimi gjyqësor.
Ndërkohë, sipas prokurorisë, ka shumë pak gjasa që të ngrihen akuza penale ndaj portierit, pasi përplasja ndodhi gjatë zhvillimit të lojës. Pas lajmit për vdekjen e sulmuesit, Owono e çaktivizoi llogarinë e tij në Instagram.

