Në janar nuk ia doli vetëm për pak, dhe Pep Guardiola mbeti pa Rijad Mahrezin. Mançester Siti bëri çmos për të marrë yllin algjerian të Leisterit, por disfata e dimrit nuk ia pakësoi vendosmërinë trajnerit katalanas. Mediat britanike njoftojnë se Mahrez është tashmë lojtar i Sitit, ndërsa kartoni i tij do të paguhet gati 70 milionë euro (60 milionë paund stërlina).
Mahrez është një përforcim i rëndësishëm për kampionët e Anglisë, një ndihmë për sezonin e ardhshëm që do të ketë sërish impenjim në Premier dhe në Champions, dhe një përgjigje e Guardiolës për blerjet e Murinjos tek Mançester Junajtidi. Mahrez dhe Xhemi Vardi ishin protagonistët kryesorë të titullit të fituar nga Leisteri dy sezone më parë, madje ai u shpall lojtari më i mirë i edicionit në Premier Ligë.
Sfidanti.al