Marrëveshja e shekullit: E blen 40 milionë euro, e sheshin për 100 milionë!

Juventusi e bleu atë duke i paguar Bajernit të Mynihut 40 milionë euro, por tani, sikurse shkruan media italiane, Mançester Siti ka dërguar një ofertë prej 100 milionë eurosh për Dagllas Kostën!

“Sport mediaset” shkruan se trajneri i ekipit “qytetar”, Pep Guardiola, e do Kostën në radhët e veta, se ai nuk do t’i kursejë paratë për firmën e tij dhe se kjo është arsyeja se përse Siti ka ofruar për të 100 milionë euro.

Futbollisti i lartpërmendur brazilian luajti shkëlqyeshëm, sezonin e kaluar, me bluzën e Juves si lojtar i huazuar nga Bajerni, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë 14 asiste për gol.

Sfidanti.al