E merkura ishte kaotike per perfaqesuesen spanjolle dhe ne qender te ketij kaosi u be Hulen Lopetegi. 51 vjecari pas njoftimit per arritjen e marreveshjes me Realin e Madridit per 3 sezonet e ardhshme, u shkarkua nga detyra e trajnerit te Spanjes vetem 2 dite para ndeshjes me Portugaline. Te Federata Spanjolle e Futbollit askush nuk e priti mire menyren se si rrodhen ngjarjet, keshtu qe u mor vendimi per zgjidhjen e kontrates.
‘Lopetegi eshte nje prej trajnereve me te mire dhe nuk e diskutoj ceshtjen qe zgjodhi Realin-tha Presidenti i RFEF, Luis Rubiales-fitorja ka gjithnje rendesi, por ka rendesi edhe menyra sesi punohet. E morem njoftimin, 5 minuta para se Reali te bente lajmin zyrtar. Nje trajner nuk mund te sillet ne kete menyre persa kohe punon per Federaten’.
Nderkaq, pak ore me vone, RFEF doli me nje njoftim tjeter; emerimin e Fernando Hierros si trajnerin e Spanjes per periudhen e Boterorit. I lindur ne vitin 1968, Hierro ishte pjese e stafit te kombetares spanjolle pasi mbulonte rolin e Drejtorit Sportiv te saj, ndersa eksperienca e tij si trajner eshte ajo ne periudhen kur ishte asistent i Karlo Ançelotit ne stolin e Realit te Madridit.
Sfidanti.al