Përfaqësuesja e Egjiptit, me në krye futbollistin e saj më të mirë, Mohamed Salah, mbërriti në Rusi për Kupën e Botës, më saktë në kampin e saj stërvitor në Çeçeni. Ardhja e Salahut dhe të ekipit egjiptian shkaktoi një shpërthim entuziazmi në këtë republikë kaukaziane që bën pjesë në Federatën Ruse dhe i pari që i priti futbollistët nga vendi i piramidave të faraonëve, nuk mund të ishte kush tjetër, veç kreut të saj, Ramzan Kadirov, mik i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.
Ylli i Liverpulit, Mo Salah, dëmtoi shpatullën në finalen e Champions-it në Kiev, më 26 maj, por tani ai e ka rimarrë veten dhe po stërvitet normalisht me ekipin, ndërsa ai konfirmoi se do të jetë gati për ndeshjen e parë, të premten, kundër Uruguait.