Për cilin plasi “bomba” e presidentit të Dinamos ?

Të flasësh apo të mos flasësh? Ta mbash brenda apo  t’ia plasësh publikisht ? Deklarata flakëruese e presidentit të Dinamos, Ardian Bardhi, ka nxitur debate edhe përtej kufinjëve të klubit blu. Disa mendojnë se në stilin e Dinamos, si një “nëndetëse klasike”, do të ishte mirë që të mos plasej “bomba” jashtë oborrit. Ka te tjerë që thonë se “presidentit i ka plasur shpirti, ka hedhur miliona me thasë dhe ..titulli kampion, në vend që të afrohej, sikur po largohet! Një palë tjetër , dyshojnë se presidenti, këtë herë, më shumë e ka me trajnerin Daja, sesa me futbollistët…

Për hir të së vërtetës, duket të kishte edhe një pale tjetër, që të aludonte  se presidenti Bardhi e ka edhe me veten e tij. KJo lloj “bombe” është një lloj harakiri, sepse ai besoi verbërisht tek trajneri Daja, e peshoi me flori në një kampionat me “brekë të grisura”.Pale të kujtosh se u ngrit një “bust”  për trajnerin sa futbollistët dukeshin të vegjël, të  vetmit fajtorë, duke harruar se janë ata që çojnë në gijotinë trajnerët dhe jo e kundërta…

Sfidanti .al