Thoshte Mandela i famshëm “ kur luaj sport nuk humbas kurrë sepse ose fitoj, ose mësoj nga humbja”. Këtej nga “burgu ynë”, fituesi me humbësin janë dy botë të ndryshme. E para, fitorja, të çon ne hava, në qielllin e shtatë, e dyta ..humbjes nuk i del njeri për zot. Si me magji tretet humbja dhe protagonistët bëhen të padukshëm. Dinamo humbi përsëri, këtë herë mund të quhet “leksion në familje”, i biri mund të atin , Daja i Elbasanit gjunjëzon Dajën e Dinamos.,por sherrin ia pa presidenti Bardhi i Dinamos..
Sidoqoftë, Dinamo nuk e ka për herë të parë! Një ekip “kampion” nga financat, tërëkëto vite, sapo del në fushë zbulon se paraja nuk është gjithshka. Një vit më parë, vunë bastin e madh moral se do ta fitonin titullin kampion dhe në fund festuan, u dehën me trofeun, por jo me titullin kampion, por me Kupën e Shqipërisë. Këtë herë vunë “dorën në zjarr” dhe betimi ishte burrash : “ Jo Egnatia, por edhe vetë Barcelona të në dalë para, keq na vjen por…..”
Seriali i humbjeve të Dinamos u pasurua edhe në Elbasan. Presidenti Bardhi i Dinamos e kuptoi se futbollistët, bashkë edhe trajneri i tyre, nuk po e çojnë drejt titullit, por në një rrugë, ku përkëdhelia është ma e madhe se sa përgjegjësia. Deklarata e tij eshte e forte , por edhe e “dobët”: “Ata që nuk duan të luajnë të largohen. Disa nuk e meritojnë këtë fanellë ..!” Po cilët janë me emra ? E kanë thënë edhe presidentë të tjerë këtë akuzë të fortë dhe plateale, por çfarë pritet të ndodh?! S’ka kohë, vjen ndeshja tjetër…
Sfidanti.al

