Grupi amerikan, “Apollo Global Management”, anuloi një kredi të planifikuar prej 2 miliardë dollarësh për pronarin e Manchester City-t. Sipas medieve amerikane ky vendim është ndikuar shumë prej faktit se skuadra e City-t është shpallur fajtore për shkeljen e rregullave financiare nga një komision i pavarur i Premier League sipas të cilit klubit ka “fryrë” artificialisht llogaritë financiare.
“Apollo Global Management” ndodhej në fazat përfundimtare të negociatave për kredinë e destinuar për “City Football Group”, por marrëveshja dështoi për shkak të vendimit të muajit shtator, i cili shpalli Manchester City-n fajtor për fryrjen artificiale të gjendjes së tij financiare me më shumë se 900 milionë paund gjatë një periudhe nëntëvjeçare.

