Partizani-Vllaznia, “poshtërimi” vjen nga shkallët

E trishtë! Mbi 22 mijë vende në stadium, por vetëm pak më shumë se 1 mijë tifozë në shkallët e tij. Kjo ishte panorama e ndeshjes Partizani–Vllaznia, këtë të shtunë, më 21 nëntor 2026, në orën 18:30.

Një nga përballjet tradicionale të futbollit shqiptar, mes dy skuadrave me histori, rivalitet dhe tifozeri të njohur, në një stadium thuajse të boshatisur.

Dhe “drama” bëhet edhe më e madhe kur mendon se ishte e shtunë, ditë pushimi për shumicën e qytetarëve pa justifikim të qënësishëm që mund të shërbejë si justifikim për këtë mungesë të theksuar interesi. Ndoshta sot nuk mjafton të organizosh kampionate, të ndërtosh stadiume apo të investosh në infrastrukturë, nëse në fund mungon publiku për të cilin luhet kjo lojë.

A është faji te cilësia e futbollit, te mënyra si menaxhohen klubet, te çmimet, te oraret apo te humbja e besimit të publikut? Një stadium modern pa tifozë është thjesht një ndërtesë e madhe. Futbolli pa publik humbet shpirtin e tij. Ndoshta ka ardhur koha që drejtuesit e futbollit shqiptar të ndalojnë së numëruari vetëm pikët në renditje dhe të fillojnë të numërojnë edhe vendet bosh në stadiume.

Pirro Bardhyli