Marshi i 100 000-ve, Siti feston titullin e Guardiola paralajmëron

Do të jemi edhe më të fortë se këtë vit. Këto ishin disa nga fjalët e Pep Guardiolës që mbante veshur me krenari fanelën speciale të festës së titullit. Mançester Siti u shpall kampion i Anglisë, për herë të tretë në 7 vitet e fundit, por disa rekorde nën drejtimin e trajnerit katalanas që kishte bluzën me mbishkrimin “Vetëm Numri 1, Siti kampion”.

“Këtë verë do të ndjekim Kupën e Botës të ulur në kolltuk, – u shpreh ai në paradë, – do të pijmë birrë të ftohtë dhe verë të kuqe të mirë dhe do të kënaqemi me atë që kemi bërë. Pastaj, do të kthehemi më të fortë sesa këtë sezon”. “Mendoj se kemi lojtarë të jashtëzakonshëm, – vazhdoi ai, – nuk mund të fitosh ato që fituam ne, pa pasur lojtarë të tillë, që janë edhe njerëz të shkëlqyer”. Këtë verë, Guardiola do të përpiqet të marrë edhe disa të tjerë “lojtarë dhe njerëz të shkëlqyer”.

Në paradën e Sitit kishin dalë nëpër rrugë 100 000 tifozë, të cilët më në fund po shohin skuadrën e tyre mbi Mançester Junajtidin, dominuesin tradicional të qytetit. Edhe pse duhet rrugë e gjatë për t’u barazuar me sukseset e epokave të Mat Basbit, Sër Bobi Çarltonit apo Sër Aleks Fergusonit, sërish e tashmja është e mrekullueshme, me Sitin që fitoi titullin dhe Kupën e Ligës.

Sfidanti.al