Sulmohet Ozili: “Luan për Gjermaninë, lufton për Erdoganin”!

Mitologjia dhe letërsia e vjetër është e mbushur me krijesa “gjysmë-gjysmë”, pra gjysmë njeri e gjysmë peshk si një sirenë deti, gjysmë njeri e gjysmë kalë, ndërsa në botën moderne, kjo është normë. Mesut Ozil është një djalë me origjinë turke dhe me nënshtetësi gjermane e banim në Gjermani, ndërsa ai “tërhiqet” nga të dy krahët për të përfaqësues vetëm njërën palë.

Mjaftoi një foto e tij me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Ergogan, që gazeta tabloide gjermane “Bild” të titullonte: “Luan për Gjermaninë, lufton për Erdoganin”. Mosmarrëveshjet deri në konflikt të kohëve të fundit me Gjermanisë dhe Turqisë janë të njohura, veçse kjo nuk e bën Ozilin që të jetë më pak me origjinë turke, dhe që të ndjejë më pak për ish-atdheun e tij, për atdheun e prindërve të tij, sesa mund të ndjente nëse Turqia e Gjermania do të ishin “mjaltë”.

Përtej retorikës nacionaliste, ndoshta mund të ketë një qejfmbetje nga vetë brenda Turqisë që Ozili zgjodhi të bënte foto me Erdoganin, që është vërtet president, por është edhe përfaqësues i partive në pushtet. Ndoshta, Ozil do të kishte përfaqësuar më mirë Turqinë, nëse do të kishte dalë në foto edhe me liderin e opozitës. Gjithsesi, kjo është zgjedhje e tij, dhe nuk ka ndonjë çudi sidomos kur kërkohet që të votohet edhe nga emigrantët, pra edhe nga turqit e Gjermanisë. Sa për sulmet që po bëhen ndaj tij, Ozili besohet se e di që çudia më e madhe zgjat vetëm 3 ditë.

Sfidanti.al