Për lojtarët e rinj thuhet shpesh se u duhet kohë, sidomos kur luajnë në një kampionat tjetër. Gustavo Varela është një përjashtim, ai duket se i përket kategorisë së lojtarëve që shpejtojnë, madje shumë, duke djegur etapat në karrierë. Askuash nuk do ta besonte në verë, nëse do t’i thoshin se pas 3 muajsh Varela do të kishte kaluar shifrën e 10 golave në Serie A.
Një paraqitje e tillë nga 21-vjeçari ka joshur shumë klube big, jo vetëm në Itali, që e shohin si përforcim në sulm. Disa madje e duan që na janar, të tjerët në verë. Një situatë e tillë ka sjellë rrjedhimisht një lloj ankandi për sulmuesin e Monza-s, që në këtë rast fërkon duart, pasi mund të arkëtojë 35-40 milionë euro.
Napoli ka lëvizur para të tjerëve, por në garë janë edhe Juventus, Milan dhe Inter. Nuk mungon konkurrenca nga Premier League, ku e ndjekin shumë klube. E ndjek edhe Como, që ka një urgjencë në merkato, duke parë gjendjen e Kean. Napoli dhe Juventus kërkojnë një sulmues “race”, por më parë këto dy klube duhet të shesin. Edhe Milan ka nevojë për gola dhe në shënjestër ka vënë Tresoldi, por Varela mund të jetë një alternativë e mirë, duke qenë se e njeh Serie A.
Como shpenzoi në verë 40 milionë euro për një sulmues si Kean, që duket se do të mungojë gjatë dhe Fabregas duhet të kthehet në merkato. Të gjithë të çmendur pas Gustavo Varela… Varela pëlqehet edhe nga Interi, edhe pse zikaltrit nuk kanë ndonjë emergjencë për të forcuar sulmin. Nëse portugezi qëndron te Monza, edhe Interi mund të hyjë në garë në verë.

