Magjia e   Guardioles, Siti thyen rekorde të reja në Premier Ligë

Mançester Siti po zhvillon një sezon ëndrrash, duke e merituar plotësisht titullin e kampionit të Premier Ligës. Ç’është e vëreta, ekipi “qytetar” ia hoqi interesin, disa muaj para, luftës për titull, pasi se cilit ekip do t’i takonte ky i fundit, u mësua shumë kohë para përfundimit të kampionatit anglez. Në një moment u duk se Siti, këtë sezon, do të mund ta mbyllte pa humbje, por, sidoqoftë, ai humbi ndaj Mançester Junajtidit dhe Liverpulit.

Sidoqoftë, me fitoren e fundit 3-1ndaj Brajtonit, Siti theu disa rekorde të Premier Ligës.

Së pari, kjo ishte fitorja e 31-të, gjatë këtij sezoni, shifra më e lartë, qëkur ekziston Premier Ligas. Së dyti, deri në këtë moment Siti ka mbledhur 97 pikë që, gjithashtu, përbën rekord, ndërsa, së treti, ka shënuar numrin më të madh të golave 105 gjatë një sezoni. Sidoqoftë, shifrat e mësipërme ekipi i Pep Guardiolës ka mundësi që t’i përmirësoje edhe më në ndeshjen e fundit ndaj Sauthemptonit, të dielën e ardhshme.

Sfidanti.al