Predikohet barazi, por UEFA ka frikë t’i prekë klubet e mëdhenj?!

Nëse kjo gjë do të ndodhte me ndonjë klub tjetër që do të bënte shpenzime shumëmilionshe pa i mbuluar ato, atëherë. UEFA me siguri që, në bazë të rregullit fair play financiar në fuqi, do ta pezullonte pjesëmarrjen e këtij klubi në konkurrimet evropiane, por, megjithatë, kur është fjala për një klub të madh, si psh. Paris Sen Zhermenin (PSZH) francez, atëherë, puna ndryshon dhe dënimi reduktohet vetëm te kufizimi i transferimeve. Gazeta franceze “L’Ekip” shkruante, dje, se kryesia e PSZH-ja duhet të jetë e kënaqur me dënimin e butë të UEFA-s në krahasim me kërcënimet që dolën se ishin vetëm spekulime, se ky klub francez mund të dënohej deri në përjashtimin nga Champions-i, për shkak të shpenzimeve tejmëdha dhe saldos negative të tij gjatë tre viteve të fundit.

PSZH-ja, vetëm vitin e kaluar, kishte një saldo negative prej 144 milionë eurosh, pa përmendur dy vitet e mëparshëm. Ky klub francez është paralajmëruar më parë në këtë drejtim, kështu që pritej që dënimi të ishte shumë më i ashpër dhe shumë klube të tjerë kërkuan që PSZH-ja të dënohej rënde, por jo… Dënimi që erdhi nga Nioni, ishte vetëm financiar, më konkretisht, gjatë sezonit veror të transferimeve, klubi i “Parkut të Princave” mund të shpenzojë vetëm 60 milionë euro, pavarësisht, nëse do ta shesë Nejmarin dhe do të ketë në dispozicion mjete të mëdha financiare.

Sfidanti.al