Si vjen puna! Pak kohë më parë, Bashkia e Tiranës dhe FSHF luftuan në një “derbi të trukuar” për fronin e futbollit, kurse sot, në distancë janë duke bërë një garë, e cila bashkon zakonet e tyre. Gara mund të quhet : cili i vonon më shumë paratë e triumfeve të “popullit të topit ”
Premio e Kombëtares 3 milion euro : me këste dhe top sekret!
Përse kaq fshehtësi për ndarjen e premiove të Kombëtares? Pse filluan me kaq vonesë “këstet” e shpërblimit? Kur u kualifikuam për në finalet e Europianit, plasën daullet kuqezi se Kombëtarja do të përfitonte 2 milion euro nga FSHF dhe 1 milion euro nga Qeveria. Por, ajo që nuk tregohej ishte se sa më shumë kohë
Qeveria njeh vetëm Kombëtaren, Bashkia “s’njeh”..kampionen Partizani!
Kur flitet për Kombëtaren, Qeveria hap zemrën dhe kuletën për të shpërblyer me 2 milion euro futbollistët e Kombëtares, ndersa kur flitet për kampionen e Shqipërisë, Partizanin, Bashkia e Tiranës ( qeveria e vogël!) hap thesin e përrallave. Dëgjoni dhe mbani vesh çfarë thotë Olsi Rama, drejtor i Partizanit për paratë e padhëna te titullit
Shpallet lufta e vitit: FSHF sulmon Realin dhe Barcelonën !
Delet e gjora i thonë bariut të tyre:” Shko përpara dhe kurrë nuk do të na mungojë guximi të të ndjekim”. Edhe i “bariu” i FSHF-së prin gjithnjë në beteja të reja. Kjo e fundit është lufta më e pabarbartë : FSHF, një nga Federatat më lilipute në Europë, i ka shpallur luftë klubeve më
Çfarë tersi ! Sa herë që Duka kërkon t’i bëj gol Edi Ramës…
Sa herë që presidenti Duka tenton të bëj gol në portën e kryeministrit Rama, “gjuajta” e tij janë të rrezikshme për autogol! Herën e fundit, mu në startin e asaj që quhet “nata e më të mirëve” , kryeministri Rama u shfaq me një kuti në dorë dhe presidenti Duka, të cilit nuk i shohin
Pasi iu vërsulën futbollit, në Arabi synojnë të blejnë dhe..tenisin!
Futbollin janë duke e blerë , po bëjnë gati për të blerë edhe një sport tjetër me efekt botëror, tenisin! Në Arabi Saudite, tenisi është një temë që po disktohet prej kohësh, dhe shumë tenistë janë shprehur pro dhe kundër turneve të tenisit në Lindjen e Mesme. Fjala vjen, tenistja amerikane Xhesika Pegula , e
Kemi zbuluar “Arabinë tonë”, po i futemi ne xhep Partizanit!
Në kohën që Liga Arabe po shpenzon miliarda për të ndryshuar gravitetin e futbollit, aq sa thuhet se futbollistët e sotëm shohin vetëm ëndërra me miliona dhe me shiekë, ne kemi gjetur “Arabinë” tonë, i bëjmë tifo më shumë parave se sa vetë lojës. Gjatë ndeshjes së Partizanit me Valmierën, komentatori kushedi sa herë e
Bardheblutë “mbretër” të tregut, por shpresohet që paratë të jepen në kohë!
Tirana nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Për të fshirë nga memoria sezonin e fundit dramatik, klubi bardheblu vazhdon të ndërtojë të paktën në letër një skuadër favorite për edicionin e ardhshëm të Superligës. Pasi kanë zyrtarizuar shtatë transferime në merkaton e verës, 26 herë kampionët e Shqipërisë kanë në program edhe dy goditje
Pyetja e “sinqertë” e Dukës: Si do ndahen paratë e basteve ?
Një ditë ekrani, nga ato që sjellin intervista të telekomanduara, presidenti Duka u pyet për bastet, tamam tamam për paratë që do të vijnë nga bastet kur të rilindin së shpejti. Përgjigja e shefit ishte unikale : “Nuk dimë se si do t’i ndajnë paratë?” Hajde oreks, hajde. Në një futboll të dënuar për baste
Ky Silvinjo qënka “piston” edhe kur udhëton me avion…
Nuk qënka edhe aq i mirë sa u dukej në pamje të jashtme, ky trajneri i ri i Kombëtares, Silvinjo. Mirë në fushë që ishte “piston” dhe nuk ndalej dot , por edhe kur është në stol , në pozicionin e trajnerit të një përfaqësueseje, braziliani Silvinjo s’kapet…më shumë është në qiell sesa në tokë!