Premio e Kombëtares  3 milion euro : me këste dhe top sekret!

Përse kaq fshehtësi për ndarjen e premiove të Kombëtares? Pse filluan me kaq vonesë “këstet” e shpërblimit? Kur u kualifikuam për në finalet e Europianit, plasën daullet kuqezi se  Kombëtarja do të përfitonte 2 milion euro nga FSHF dhe 1 milion euro nga Qeveria. Por,  ajo që nuk tregohej ishte se sa më shumë kohë kalonte pa u dhënë “floriri” , aq më shumë rritej frika e futbollistëve. A do ta pësonin si  Europianin e 8 viteve më parë…kur shuma  e parave u tretë rrugës!

Paskan qënë të bekuara këto humbjet e ndeshjeve miqësore me Kilin dhe Suedinë, sepse fill pas tyre startoi “seriali me këste” i shlyerjes së shpërblimit.  Ajo që po ndodh me ndarjen është top sekret,  por  premiot do të variojnë  nga 140 mijë euro për futbollistë të veçantë dhe deri  tek liliputët e listës.

..Pas humbjes me Suedinë kishe qejf t’i dëgjoje në mikrofon  futbollistët tanë, pasi  edhe  humbjen e shndërruan në fitore. Kur flitet për para, humbja nuk kthehet dot në fitore. Dhe frika më e madhe e tyre është se mos fillon Europiani  dhe pjesa e mbetur e shpërblimit jepet pas “finales së madhe”…

Sfidanti.al