FSHF “nxjerr në pritë” Halilin

Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF i jep një ultimatum presidentit të Tiranës, Refik Halili me këtë vendim:

“Pranimin e kërkesës së kërkuesit Orges Shehi. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 9, datë 14.12.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin”. 

Është e qartë që përveç mirënjohjes, kreu i klubit bardheblu nuk ka dëshirë t’i japë as paratë trajnerit që i ringriti skuadrën dhe e pajtoi me tifozerinë që prej shumë kohësh po e kontestonte Halilin por kjo është një histori e kaluar, ndërsa e tashmja është e qartë. Halili duhet të gjejë paratë brenda 30 ditëve, në të kundërt…

Me këtë mesazh duket që edhe FSHF e ka “lëshuar” Ridin, i cili ka dellin e tifozit por mesa duket jo atë të menaxherit të mirë të një shoqërie futbolli. Veprimi i FSHF-së është i qartë këtë herë ndoshta edhe i nxitur nga çështje penale e hapur rreth dy vjet më parë nga prokuroria për llogari të familjes së Metush Seferit, të cilit gjthashtu klubi i detyrohet por në atë rast, FSHF vendosi të bëhej “mburojë” duke fshehur të ardhurat e Tiranës edhe pse në teori klubit i ishin bllokuar të gjitha llogaritë. A është ky momenti kur shtëpia ku gatuhet futbolli, e ka “shitur” përfundimisht Refikun?

 

sfidanti.al