Një ditë ekrani, nga ato që sjellin intervista të telekomanduara, presidenti Duka u pyet për bastet, tamam tamam për paratë që do të vijnë nga bastet kur të rilindin së shpejti.
Përgjigja e shefit ishte unikale : “Nuk dimë se si do t’i ndajnë paratë?” Hajde oreks, hajde. Në një futboll të dënuar për baste në të zezë, mezi po priten paratë që do doroviten nga bastet e “bardha. Dhe këtë herë nuk do të thuhet me të madhe se shqiptarët do të varfërohen nga bastet, do tw ndahen nga grate apo do hidhen nga ballkoni. Bekuesit e lojës së ardhshme, u kanë dhënë shpresë lojtarëve me xhepa të shpuar, se këtë herë do të ketë më shumë fitues dhe më pak humbës…
Si do të ndahen paratë? Cili do të jetë “magjistari” që do të ndajë mjaltin, që do të vijë nga “bletët e basteve”? Dikur futbolli, apo vetë pronari i topit, mburrej se nuk donte asnjë kokërr leku nga shteti i madh, puthte vetëm paratë e UEFA-s, ndërsa tani po bëhet një garë ”Olimpike, gati sa për t’i thënë popullit bastvënës : E doni sportin? Vini baste se do të forcohen edhe familjet…
Sfidanti.al