Sportisti i talentuar shqiptar, Neevis Hasani, shpallet Nën-kampion i Ballkanit, pasi ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë për kategoritë Cadet, Junior dhe U21, i cili po zhvillohet në Stamboll, Turqi.
Me një bilanc prej 3 fitoresh dhe 1 humbjeje, Neevis Hasani siguron vendin e dytë në kategorinë Junior -55 kg, duke i dhuruar Shqipërisë një tjetër rezultat të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

