Didier Deshamp duket se nuk është gati të kthehet në pankinë, osë të paktënë nuk do ta bëjë me një klub në mes të sezonit. Trajneri i larguar nga Franca për t’i bërë vend Zinedin Zidan, është një emër i cili është shqyrtuar nga klube të ndryshme në periudhën e fundit, por ka preferuar që për momentin të mos pranojë ofertat që i kanë mbërritur.
Oferta më e fundit është zbuluar në Angli, ku kanë mësuar se Mançester Junajtid i ka propozuar të marrë drejtimin e “djajve të kuq”, meqë ky sezon me Kerrik në drejtim po shkon si mos më keq. Megjithatë, francezi ka bërë të ditur se për momentin nuk është i interesuar, pasi do të shohë me qetësi opsionet për të ardhmen. Ky është një tjetër refuzim i bujshëm nga ai, pas ofertës trevjeçare me shifra astronomike që i propozoi Al Ahli në Arabinë Saudite.
Trajneri prej kohësh është vlerësuar si një opsion për të marrë vendin e Spaletit te Juventusi, nëse vendoset shkarkimi i këtij të fundit. Por këto refuzime bëjnë të qartë se Deshamp nuk duket i prirur për të marrë një ekip në gjysmën e sezonit.

