Nuk ka gola dhe fitues në Peshkopi. Përfundon në barazim të bardhë 0-0 sfida Korabi-Flamurtari, që mbylli javën e 10-të të Kategorisë së Parë.
Sfida ka qenë e bukur dhe e luftuar po asnjëra nga skuadrat nuk ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës, pavarësisht përpjekjeve. Miqtë kanë qenë më kërkues, por nuk kanë arritur të finalizojnë rastet e krijuara.
Dy skuadrat ndajnë nga një pikë pas përfundimit të 90 minutave. Vlonjatët ngjiten në kuotën e 16 pikëve në klasifikim, ndërsa Korabi shkon 12 pikë.

