Mediat angleze raportojnë se procesi i shitjes së aksioneve të klubit të madh është në rrugë e sipër, dhe se ofertat janë bërë. Sheiku i Katarit dhe Sër Xhim Ratklif janë pretendentët për të blerë Mançester Junajtidin, ndërsa “Deili Meil” shkruan se Sheik Jasimi ka ofruar më shumë se 5 miliardë paundë stërlina, që është një rekord botëror. Familja Glejzër, që zotëron klubin, ka kërkuar 6 miliardë paundë, dhe pritet të shihet sesi do të shkojnë bisedimet me miliarderët amerikanë.
Sfidanti.al