Futbolli s’ka të drejtën morale të “qajë”

Prej ditësh ka nisur një fushatë mediatike për të atakuar “sjelljen” fiskale të qeverisë përkundrejt sportit dhe “timonin” e kësaj sipërmarrjeje e ka marrë në dorë vetë drejtuesi më i lartë i institucionit kryesor rregulluese të futbollit shqiptar, Armand Duka. Si për habi,

Ai ka kritikuar ashpër kufirin financiar të parashikuar në projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”, ndërsa “golin” e ka shënuar me thënien: “me 2 miliardë lekë nuk ndërtojmë dot as një fushë futbolli“.

Çështja është e thjeshtë; të gjithë i kanë sytë nga arka e shtetit për t’u bërë më të fortë e më të begatë por në rastin specifik, pyetjet  që lindin janë;

  • Pse duhet që shqiptarët të paguajnë për një lojë që në Shqipëri e ka privatizuar një grup njerëzish?
  • Cila është “sakrifica” që bën futbolli dhe FSHF për t’ua lehtësuar jetën shqiptarëve?
  • A nuk funksionon futbolli në botën perëndimore me rregulla dhe ligje sipas të cilave, çdo sipërmarrje sportive duhet të rezultojë rentabël, përndryshe duhet të mbyllë dyert?
  • Pse duhet që buxheti të “mendojë” vetëm për futbollin dhe jo për sportet e tjera të vendit?

Po e mbyllim me kaq listën e pyetjeve që pa frikë mund të jenë disafish më shumë, por “pse”-të mistike që rrethojnë futbollin tonë janë të pëfundme por edhe në fund të menusë së shqetësimeve që kanë shqiptarët sot. Futbolli dhe FSHF si grup i madh interesi është e mira të bëjë transparencën e madhe të munguar në çerekshekullin e fundit, dhe ndoshta më pas do të ketë të drejtën e kartës morale për të “qarë”.

Pirro Bardhyli