Mesfushori mesa duket nuk do të vazhdojë në “Stemford Brixh”, dhe e ardhmja e tij është përtej La Manshit. Flasim për Mateo Kovaçiçin, i cili prej 5 vitesh luan për Çelsin. Pasi doli kampion i Europës në 2021, duke fituar Championsin, kroati pritet të bashkohet me trajnerin që kishte në atë kohë tek Blutë e Londrës, Tomas Tuhelin, që ndodhet tek Bajerni. Kovaçiç është ende i ri, 28 vjeç, dhe karrierën e ka “përpara vetes”. Ai nisi me Dinamon e Zagrebit, pastaj provoi Interin dhe Realin për 3 vjet përpara se të shkonte tek Çelsi. Ai ka luajtur vetëm 15 ndeshje këtë sezon për ekipin londinez.
Sfidanti.al