Shpallet lufta e vitit: FSHF sulmon Realin dhe Barcelonën !

Delet e gjora i thonë bariut të tyre:” Shko përpara dhe kurrë nuk do të na mungojë guximi të të ndjekim”.  Edhe i “bariu” i FSHF-së prin gjithnjë në beteja të reja. Kjo e fundit është lufta më e pabarbartë : FSHF, një nga Federatat më lilipute në Europë, i ka shpallur luftë klubeve më të mëdha të Europës, Barcelonës dhe Realit të Madridit.  E paskan ato fajin që stadiumet tona janë drangull fare? Jo, jo kanë bërë diçka më të zezë! Duan të krijojnë Super Ligën Europiane, troç muhabeti t’i marrin “bukën e gojës” UEFA-s. Dhe UEFA, e cila  është “nona plot me gjona” për ne…  del jashtë loje .  Një herë na dënon 10 vite dhe një herë na  gëzon deri ne marrezi ,  kur e merr për vete “birin e shenjtë”, presidentin tonë…

..Dikush mund të tollovitet : po ne ç‘dreqin kemi kundër peshkaqenëve të futbollit ? FSHF gjithë këto ditë festash ka dërguar “kartolina”  mos-urimi ndaj  Super Ligës me anë të ithtarëve të saj.  Mesazhi është i qartë:  duke prekur UEFA-n dhe paratë e saj, kanë prekur presidentin tone !

Mallkuar qoftë Barcelona dhe Reali! Haram tifo që kemi bërë për ta gjithë keto vite,  gati sa nuk thuhet nëpër deklarata, sepse nuk  e  dinim se çfarë fshihej pas emrit të tyre të bukur dhe të madh! Tani, prisni, prisni, çdo te  ndodh  në fillim të vitit të ri: do nisë një fushatë brenda  në familjen e FSHF-shë, ku militojnë  mbi 100 punonjës, do të bëhet “vaksinimi”,  që dashurinë që kishin për Realin dhe Barcelonën t’a kthejnë në urrejtje !

Sfidanti.al