Piqué, i tronditur nga vdekja e Jesús de Miguel

Vdekja tragjike e futbollistit të Tenerifes, Jesús de Miguel, pas përplasjes së rëndë gjatë ndeshjes kundër FC Andorrës, ka shkaktuar reagime të shumta në futbollin spanjoll. Mes tyre është edhe ai i Gerard Piqué, president i klubit FC Andorra, i cili shprehu dhimbjen për humbjen e lojtarit përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

“Më vjen keq me gjithë shpirt. Pusho në paqe, Jesús”, shkroi ish-futbollisti i Barcelonës në platformën X, duke iu përgjigjur njoftimit të Tenerifes për ndarjen tragjike nga jeta të 29-vjeçarit.

Piqué ishte i pranishëm në stadiumin “Heliodoro Rodríguez” gjatë ndeshjes së së hënës, ku ndodhi aksidenti fatal. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, ai u largua shpejt nga stadiumi pas përplasjes së rëndë në fushë, e cila tronditi futbollistët dhe të pranishmit. Edhe klubi Andorra reagoi përmes një mesazhi ngushëllimi, duke shprehur keqardhjen për humbjen e lojtarit të Tenerifes dhe duke përcjellë solidaritetin me familjen dhe të afërmit e tij. Ngjarja ka lënë në zi të dy klubet dhe ka sjellë një valë mesazhesh ngushëllimi nga bota e futbollit spanjoll.